Çaste poetike me poeten; Mimoza Eliona OSMANI
Një fund i ditur…
————————–
Kjo botë e tëra paradoksale,
dhe dyfytyrëshe gjithashtu,
ky fati i jetës, jetës fatale,
është si lavjerrësi tutje të-hu.
Që kurse tokës u shpik njeriu,
me qindra, e mijëra vjet më parë,
bashkë me atë si bari mbiu,
Zullum mëkati mbi botën mbare.
Do thoni , bota evoluoi,
në djall të vejë evoluimi,
që bëri njerëzit të kësisoj,
është i vetvetes kërcënimi,
ky djall njeri , me vampirë gojë
sepse,më s’ ka din e iman,
s’ka më fisnikëri e besë,
botë interesi është anembanë,
e krimit në emër të fesë .
Kush tha kjo s’është një luftë e tretë!?
Një luftë pa armë, një luftë e ftohtë!?
me “armë truri” njeriu vret,
botë satanai ,kjo botë sot.
Dhe si ortega në tatëpjetë,
shpirti në një amin arritur,
çdo rrokullisje , shiritin pret,
të një prag fundi ,fundi të ditur…
Se nuk e duam më njeri- tjetrin,
se me dëshirë s’bëjmë më respekt,
në këmbë nuk ngrihemi për më të vjetrin,
s’themi suksese në çdo aspekt.
E gishti na është bërë hosten,
Fjalën ndjesë s’ përdorim kurrë,
tek mburremi denbabaden,
bëjmë dhe dallimin grua, burrë.
Pra ,botë e prishur me pak fjalë,
s’është si dikur më njerëzimi,
e s’dihet tymi ku do dalë…
Është dorëzuar edhe vet Zot trimi….
Kjo botë e gjitha paradoksale
Dhe dyfytyrëshe gjithashtu…
Moza.