Çaste poetike me poeten :ANILA KODRA
FLORIRI MBETET FLORI….
————————————-
Edhe të jesh, por dhe të dukesh
Njëqind dërhem njeri i mire,
Njëqind okë dhe, të vënë mbi supe
Fytyrë e faqe për tê t’i nxirë…..
Por ,nuk thonë, jo më kot,
Floriri mbetet gjithmonë flori.
Mbuluar dhe me ato njëqind okë
Prapë do dijë të vetëtijë…..
A PLAKET NJERIU NGA NJE THINJE..?!
——————————————-
Kisha kohe,tek-tuk mes flokëve te zinj,
Shihja ndonjë fije floku te bardhe.
Ehh ,thosha me vete,s’do mbetemi te rinj ,
As jeta nuk vjen gjithmonë ëmbël,si molle e dardhe….
Qesha një çast dhe thashë me vete
Ndoshta veç një,dy ose tre do te mbeten,
Dhe nëse me shume se aq do te kem,
Ne çdo njërën prej tyre, kujtime do te treten….
Çudi ! Kaluan ditët dhe një mëngjes
Pash,qe shume prej tyre me ishin shtuar.
Sikur gjithë natën ti kish mbuluar vese,
Por ,buzëqeshja ne buze ,nuk me ishte shuar….
Aty i thash vetes, mos i shih me mire.
Me to dhe pa to ,ti je po njësoj ,
Se buzëqeshja ne shpirt te ka mbire,
Flokët po te duash i lyen dhe me boje ….
Prapë qesha me tufën e bardhe te flokut,
Sa bukur qe dukej aty ne mes ballit.
Disa dolën si trashëgimi e gjakut
Disa seç mi shtoi meraku e malli….
Valle e plak njeriun një e bardhe thinje ?
Po një rrudhe mbi buze a diku ne balle ?
E dimë qe s’do mbetemi gjithmonë te rinj ,
Dime ,qe dhe për rininë një dite do kemi mall..
Diku zbardh një thinje e një rrudhe del,
Nje dore fillon dridhet ,një këmbë do dhembe,
Zemra e ul ritmin po rrudha nuk merr,
As shpirti nuk plaket e kurrë nuk vyshket ….
Anila Kodra Kotroci
Ancora io 17/11/2021