Edhe Departamenti Amerikan i Shtetit kishte paralajmëruar për rrezik për sulme terroriste në Kosovë

0

     Institucionet ndërkombëtare në Kosovë kanë paralajmëruar punonjësit e tyre që t’i shmangin turmat dhe qendrat e mëdha tregtare.Është edhe Ambasada Amerikane në Kosovë që ka publikuar njoftim për shtetasit e saj, siç bën zakonisht në faqen travel.state.gov.Të dhënat e publikuara për Kosovë, të publikuara me datën 22 nëntor, përmbajnë ndalesat e mundshme për virusin COVID-19, por edhe kujdesin ndaj sulmeve terroriste.Në këtë njoftim të datës 22 nëntori thuhet se shtetasit amerikanë duhet të rishqyrtojnë udhëtimet në Mitrovicë të Veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan për shkak të potencialit për trazirë civile për shkak të tensioneve etnike.Gjithashtu në këtë faqe përmenden edhe disa lokacione, ku kërkohet të bëhet kujdes.“Grupet terroriste vazhdojnë komplotimin e sulmeve të mundshme në rajonin e Ballkanit, duke përfshirë Kosovën. Terroristët mund të sulmojnë me pak ose aspak paralajmërim, duke synuar vendet turistike, qendrat e transportit, tregjet/qendrat tregtare, strukturat e pushtetit lokal, hotelet, klubet, restorantet, vendet e adhurimit, parqet, ngjarjet e mëdha sportive dhe kulturore, institucionet arsimore, aeroportet dhe zona të tjera publike”.

Bottom of Form

Bottom of Form

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *