Intervistë ekskluzive pas certifikimit me kryetarin komunës së Prizrenit Shaqir Totaj
Vetëm pak minuta pas certifikimit të bërë nga KQZ, për fituesin zgjedhjeve të 14 nëntorit , kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, dha intervistën e parë ekskluzive për Rtv’’ Besa’’ duke potencuar se ne do të krijojmë një qeveri me mendësi të re dhe do të jemi i në shërbim të qytetarëve. Pastaj ai ka theksuar se ne e falënderojmë ish kryetarin dhe besojmë se ne do të jemi më aktiv në punën dhe ne mbajtjen e premtimeve.
Ai ka theksuar se tashme po bisedon edhe emërimin e ekzekutivit dhe besojmë se do të kemi një ekzekutiv profesional. Pastaj njoftoi edhe për procedurat që pritet të bëhen deri në marrje të detyrës Së fundi ka falënderuar të gjithë ata që e ndihmuan këtë proces dhe besojmë se premtimi ynë do të bëhet realitet në të mirën e Prizrenit. Sepse ata i besuan vizonit tim .