Kurti takon Jasharin, ky e siguron se do ta bëjë FSK-në forcë moderne

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në zyrën e tij Komandantin e sapo emëruar të Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjeneralmajor Bashkim Jashari.Në këtë takim të parë në kapacitetin e ri të gjeneralmajor Bashkim Jasharit, kryeministri e uroi edhe një herë për detyrën e tij të re dhe i dëshiroi suksese të njëpasnjëshme.“Si pasardhës i familjes së lavdishme Jashari, më së miri e kuptoni se ushtria jonë e re, që është vazhdimësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është shtylla mbi të cilën mbështetet Republika jonë”, u shpreh kryeministri.Me Komandantin e FSK-së Jashari, kryeministri Kurti bisedoi për rëndësinë e ngritjes së kapaciteteve dhe modernizimit të FSK-së dhe mbështetjen që FSK ka nga Qeveria e Republikës së Kosovës në arritjen e këtyre synimeve.Komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Bashkim Jashari e falënderoi kryeministrin Kurti për mikpritjen e sotme e edhe më shumë për besimin e tij. Ai e siguroi kryeministrin se do të angazhohet maksimalisht për të plotësuar objektivat e përbashkëta, për ta bërë FSK-në forcë moderne që është e gatshme për të mbrojtur vendin edhe për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *