Në mbledhjen inauguruese të K.Komunës kuvendarët e dhanë betimin, Shaqir Totaj, morri zyrtarisht detyrën e kryetarit të Prizrenit.
Në seancën solemne, inauguruese të cilën sot, e udhëhoqi asamblisti më i moshuar Hanefi Muharremi, filloi me intonimin e himnit kombëtar dhe të Kosovës e pas kësaj u zgjodhë edhe Komisioni verifikues nga ; Kujtim Gashi ,Dafina Alishani dhe Levent Bush, ku nga 41 kuvendarë sot, e dhanë betimin 37 prej tyre,.Pasi që dihet se këta janë bartësit e listës së AAK,-së, Nisma të cilët tashmë do të zëvendësohen nga kandidatët përkatës. Kurse pas kuvendarëve betimin solemn e dhe edhe kryetari i komunës Shaqir Totaj duke premtuar se do të jetë në shërbim të prizrenasve tha se falënderoi të gjithë qytetarët për mbështetjen e dhënë në zgjedhjet e fundit.
“Falënderoj të gjithë qytetarët pa dallim për mbështetje dhe besimin për t’ia sjell ndryshimin qytetit të bukur të Prizrenit. Sot, ndjej emocion të veçantë sepse po jetësojmë dëshirën e madhe dhe kontributin e liderëve tanë historik, Hashim Thaçi e Kadri Veseli të cilët gjithmonë anë kontribuar veçanërisht për Prizrenin. Dua të jem i pari në mesin e të barabartëve’’dhe pasoj vazhdoi. Në këtë ceremoni inauguruese ishte edhe kryetari i parë i pasluftës së Prizrenit Kadri Kryeziu dhe kryetari Ramadan Muja, Përfaqësuesit e klerit mysliman, katolik dhe hebraik,Drejtoria e Policisë Rajonale, përfaqësues të shoqërisë civile dhe personaliet të shumta bashkë me media.