Reshjet e borës dhe shiut, Ministria e Punëve të Brendshme njofton si është gjendja në rrugët e Kosovës
Reshjet e botës dhe shiut që kanë filluar që nga dita e diel po vazhdojnë edhe sot.Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, shumica e rrugëve në Kosovë janë të kalueshme, e në disa duhet të kalohet me pajisje dimërore, shkruan Telegrafi.Pothuajse të gjitha magjistralet, përveç asaj Pejë-Kullë, përkatësisht Rozhajë-Kullë rruga është e bllokuar kamionë, ndërsa për vetura është kalueshme.Gjendja e rrugëve në pikat e kalimit kufitar | Burimi: MPBInstituti Hidrometeorologjik i Kosovës parasheh që do të mbaj mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë që do të na shoqërojë gjatë gjithë kësaj jave.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë celsius. /Telegrafi/