Gripi sezonal shpërthen në Kosovë, rreth 10 mijë të prekur për pak javë

0

                        Numër i madh i pacientëve po kërkojnë trajtim mjekësor në Qendrat e Mjekësisë Familjare në vend për shkak të gripit sezonal.Rreth 10 mijë persona raportohet nga IKSHPK se janë infektuar deri tani me virusin sezonal. Ndonëse ky numër thuhet se është edhe më i madh. Ndërsa, pacientët janë kryesisht të rinj në moshë.Mjekët bëjnë thirrje që qytetarët të mbajnë higjienën e të lajnë duart, pasi virusin mund ta marrin edhe duke prekur gjësende të ndryshme.Qendrat e Mjekësisë Familjare kanë filluar të mbushen me pacientë të infektuar me virusin sezonal. Punëtorët shëndetësorë tregojnë për Express se në tri javët e fundit, një fluks i madh i qytetarëve po kërkon ndihmë mjekësore.Doktoresha në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Drita Peqani-Gashi ka thënë se brenda 24 orëve, rreth 500 pacientë kërkojnë trajtim mjekësor në këtë qendër.Sipas saj, 70 deri në 80 për qind e pacientëve kërkojnë ndihmë për shkak të gripit sezonal.“Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, fluksi i pacientëve të cilët kërkojnë ndihmë për shkak të virusit të gripit është mjaft i madh. Është rritur numri i pacientëve në përgjithësi, ku mund të themi se 70-80 për qind janë pacientë që janë të infektuar me virusin sezonal. Numri i pacientëve në QKMF në 24 orë është 500 ”, ka theksuar ajo.Peqani-Gashi ka treguar se fluksi i pacientëve ka filluar të rritet në tre javët e fundit. Sipas saj, ky fluks është shumë më i madh se vitin e kaluar.Ndërsa, ajo ka treguar se pacientët kryesisht janë të rinj dhe kanë temperaturë, ethe, dhimbje koke, kollitje e simptoma tjera. “Pacientët vinë me një simptomatologji gripoze, temperaturë, ethe, dhembje koke, kollitje, dhembje të kraharorit, dhembje e nyjeve, dhembje e muskujve të gjeneralizuar. Shpesh herë te fëmijët kemi edhe vjedhje dhe barkëqitje. Ky virus sidomos po i atakon të rinjtë dhe fëmijët. Kemi mosha shkollore dhe studentë. Moshat e vjetra janë shumë të rralla, me siguri edhe për shkak të vaksinimit që e kanë bërë”, ka thënë ajo.Ndërsa, ajo ka treguar se për shkak që simpomatologjia e pacientëve me grip është e përafërt me atë të COVID-19, ata i rekomandojnë disa pacientë për t’u testuar.Peqani-Gashi ka kërkuar nga qytetarët që të mbajnë distancën e të bartin maska.Ajo ka thënë se qytetarët mund të infektohen me virus edhe nga prekja e gjësendeve, andaj edhe ka kërkuar nga qytetarët që të mbajnë higjienën.“Duhet të jemi të kujdesshëm që të bartim maska, të mbajmë distancën, mos të përshëndetemi me shtrëngim dore apo përqafime, të mbajmë higjienën në ambientin ku jetojmë apo punojmë për arsye se mund të infektohemi edhe me prekjen e gjësendeve të cilat janë të kontaminuar nga virusi i gripit. Personave të cilët nuk janë të vaksinuar ju kisha rekomanduar që të vaksinohen për arsye se vaksina mbron mjaftë, ose nëse infektohemi simpatomologjia është më e lehtë”, ka shtuar ajo.Me fluks të madh të pacientëve po përballet edhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj.Drejtoresha e kësaj qendre, Nadire Ymeri ka thënë se kjo qendër është e ngarkuar me pacientë të infektuar me virusin sezonal.Ajo ka treguar se disa pacientëve u kanë kërkuar që të testohen për COVID-19, por që numri më i madh i tyre kanë dal negativ.“Po edhe qendrat tona të mjekësisë familjare kanë qenë dhe janë të ngarkuara, ende ka fluks të shtuar të pacientëve me virusin sezonal. Janë duke u trajtuar rastet që kanë qenë të dyshimta me simptoma të virusit COVID. Ata janë testuar me teste rapide që i kemi në dispozicion, por të gati gjitha kanë rezultuar negative”, ka thënë ajo.Tutje Ymeri ka teguar se për shkak të numrit të madh të pacientëve, ata duhet të presin në rrallë për të marrë shërbime.“Shërbim jemi duke i dhënë çdo pacienti, por shpresoj që do të kenë edhe ata mirëkuptim sepse për shkak të numrit të madh të pacientëve mund t’i bie që të presin me rrallë”, ka shtuar ajo.Ndërsa, drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj, ka thënë se në këtë klinikë janë të hospitalizuar dy pacientë me grip sezonal.Ai është shprehur se pacientët do të lirohen së shpejti nga klinika.Në anën tjetër, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kanë thënë për gazetën se janë duke përgatitur një raport lidhur me gripin sezonal.Nga ky institut kanë bërë të ditur ditë më parë se nga 1 tetori deri më 9 dhjetor në IKSHPK janë raportuar 9 mijë e 788 raste të sëmundjes të ngjashme me gripin, 2.033 raste infeksione respiratore akute dhe 57 raste me Infeksion të rëndë respirator akut.Gripi sezonalështë një infeksion akut viral i cili transmetohet nga një person i sëmurë tek tjetri përmes stërpiklave gjatë kollitjes ose teshtitjes dhe ne menyre indirekt me prekjen e objekteve të kontaminuara me virusin e gripit sezonal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *