Memli Krasniqi-Toni e Distria – më të mirët në botë!

0

                     Miku im, punëtori i palodhur, trajneri më i trofeshëm kosovar, Driton Kuka, sonte është shpallur trajneri më i mirë i xhudos në botë për vitin 2021. Në Kosovë e kemi ditur kaherë, por sonte jemi posaçërisht të lumtur për Tonin që këtë epitet e fitoi edhe nga vet Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Këtë titull ia konfirmoi edhe Distria Krasniqi sonte, e cila u shpall, po ashtu, xhudistja më e mirë në botë. Vetëm gjatë këtij viti, Toni me ekip ia sollën Kosovës dhjetëra medalje ndërkombëtare, ndër to edhe dy medalje Olimpike. Prandaj, ky epitet, mëse i merituar për të dy sportistët tanë elitarë, u bën nder jo vetëm Tonit e Distrias, por tërë Kosovës. Shumë i lumtur e krenar për ju, kampionë!/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *