Vetura godet për vdekje një këmbësor në autostradë afër Suharekës
Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradë afër Suharekës.
Zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha ka thënë se si pasojë e aksidentit ka vdekur një person, përkatësisht këmbësor.“Rreth orës 20:00 në autostradë afër Suharekës, është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet. Sipas informatave fillestare dyshohet se një automjet dhe një person këmbësor janë përfshirë në këtë aksident”, ka thënë Hoxha.Sipas Hoxhës, njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes.