Problemet me rrymë, ekonomistët paralajmërojnë rritje të çmimeve në Kosovë

0

                       Reduktimet e shpeshta të energjisë elektrike e paralajmërimi se ato do të zgjasin deri në 60 ditë po shqetëson njohësit e ekonomisë. Sipas tyre kjo situatë rëndon punën e bizneseve prodhuese e madje paralajmërohet se do të mund të rriten edhe çmimet.Shkaku i reduktimeve të energjisë elektrike, shumë makineri janë duke dalë nga funksioni.Me hyrjen në fuqi të reduktimeve 60 ditore,  nga Oda e Afarizmit të Kosovës thonë se do të preken shumë bizneset prodhuese.“Efektet do të vërehen në prodhim pasi makineritë kanë specifikat e tyre në mënyrë që të përgatiten për procesin e prodhimit. Në momentin që sapo ka filluar procesi i prodhimit kur po ndalet rryma, gjithçka po kthehet nga e para në procesin e prodhimit dhe po dëmtohet makineria dhe po shkaktohen dëme të mëdha në biznese”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Qëndresa Ibrahimi.Ekonomisti Erton Brega thotë se këto reduktime do të ndikojnë në ngritjen e çmimeve.“Ne do të vërejmë ngritje të çmimeve si pasojë e krizës energjetike pasi që do të rritet kostoja e prodhimit. Çmimet do të rriten shumë shpejt pasi që ndërmarrjet duan ta ruajnë profitabilitetin e tyre”, deklaroi ekonomisti Erton Brega.Ekonomistët thonë se Qeveria duhet të intervenojë me ndihma te sektorët e goditur nga ndërprerja e energjisë elektrike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *