Të shtëna në Ukrainë: Ushtari i Gardës Kombëtare vret pesë persona,
Pesë persona mbetën të vrarë dhe disa të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri nga një pjesëtar i Gardës Kombëtare në qytetin ukrainas Dnipro.The Guardian shkruan se ushtari i Gardës Kombëtare të Ukrainës qëlloi sot për arsye ende të panjohura mbi anëtarët e sigurimit në një fabrikë ushtarake në Dnieper, duke vrarë pesë persona dhe plagosur pesë të tjerë, njoftoi sot policia ukrainase, transmeton Reporteri.net.Ngjarja ka ndodhur herët në mëngjes në fabrikën e raketave “Pivdenmash” gjatë dorëzimit të armëve te rojet, thuhet në njoftim.Policia është ende në kërkim të të dyshuarit.Situata në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë është tensionuar ditëve të fundit. Ukraina dhe Perëndimi pretendojnë se Rusia ka rreshtuar mbi 100 mijë trupa, të gatshëm për të kryer një inkursion në territorin ukrainas. Rusia i mohon akuzat dhe akuzon Perëndimin se po shtyhet më tej drejt lindjes, duke përbërë kërcënim për të.