Dialogu,Kosovë-Serbi është rruga e vetme për mundësi afrimiteti me BE- ;Shkruan ;Lendira Berisha.
Perderisa i derguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe diplomati i BE-së, Miroslav Lajçak, aktualisht po qëndrojnë në Kosovë, duke dhënë një mesazh të qartë se DIALOGU Kosovë-Serbi është rruga e vetme për mundësi afrimiteti me BE-në. Tani, “Më mirë vonë se kurrë” e kemi kuptuar të gjithë se duhet dialoguar dhe jo vetëvendosur. Atëherë i bie që duhet të krijohen mundësi bindjeje dhe bashkëpunimi me opozitën për përkrahje në dialog, për diçka që është kundërshtuar kohë më parë. Sa është e arritshme kjo çështje në këtë situatë që jemi? Varet nga bashkëpunimi, koordinimi, përshtatshmëria e pozitës me opozitën, si dhe nga alternativat që ofrohen, që japin mundësinë e hapjes së dritës së gjelbër.
Është shqetësuese, në anën tjetër po krijohen spektakle nga më të ndryshmet po bëhet: “SHUMË ZHURMË PËR ASGJË” Komedia që i përket periudhës së Shekspirit, që qëllimi dhe motivi në të cilin mbështetet kjo Komedi, njihet si motiv i ngatërresës. Derisa po krijohen spektakle, njëherësh përplasje me policinë e Kosovës, pastaj arrestime në shenjë hakmarrjeje, po vërehet dukshëm, reagim i njerëzve jo stabil.
“SHUMË ZHURMË PËR ASGJË” lidhur me vallëzimin e profesorit, sa me video nga më të ndryshmet, sa me pyetje, dhe pyetja se: A e përkrahni profesorin me vallëzimin e tij?
Mendoj se as nuk duhet përkrahur, as nënçmuar. Vallëzimi pa ndonjë shkas, tregon shumë për karakterin e një personi. Prandaj mjaft më me gjëra kot së koti./qendrapress.com/