Çaste poetike me poeten;Rudina Muharremi Beja
Harresë…
———————-
I mbyllëm portat e blinduara të shtëpive,
të bindur se s’kishte as dhe një harresë
e ato ngjanin,
gjithnjë e më tepër me arkën e Noes
Ç’agoni pikëlluese…!
Pallatet mbollën themele me rrënjë frike,
trazuar, kohëve të verbra
e mbi to
mbinë mure të larta prej guri e egoje.
Ndërsa mokrra e mendimit,
bluan psherëtima pa prajt
çapitet, e kaherë pyet:
A thua Zotin e lamë jashtë?!