𝐌𝐛𝐚𝐡𝐞𝐭 𝐦𝐛𝐥𝐞𝐝𝐡𝐣𝐚 𝐞 𝐒𝐡𝐭𝐚𝐛𝐢𝐭 𝐄𝐦𝐞𝐫𝐠𝐣𝐞𝐧𝐭, 𝐩ë𝐫 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐧𝐝𝐚𝐥𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐯𝐢𝐫𝐮𝐬𝐢𝐭 𝐂𝐎𝐕𝐈𝐃-𝟏𝟗

0

                              Sot është mbajtur mbledhja e Shtabit Emergjent në Komunën e Prizrenit, për parandalimin e infeksionit nga Corona Virus-COVID 19. Shtabi kryesohet nga kryetari, Shaqir Totaj dhe koordinohet nga Drejtoresha e DKSH-së, Burbuqe Berisha.  Anëtarë të shtabit janë: Nënkryetari, Kujtim Gashi, Komandanti i Stacionit Policor në Prizren, Major Vehbi Zekolli, Nëntoger në FSK përgjegjës për Zonën e Prizrenit, Albestrim Rexhepi, drejtori i QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj, drejtori i Drejtorisë së Administratës, Edin Shehu, drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit dhe Shkencës, Luljeta Veselaj Gutaj, drejtoresha e Drejtorisë së Emergjencës dhe Sigurisë, Ramize Sinanaj Shala, drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, Islam Ukaj, drejtoresha e Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vjollca Kabashi, drejtori i Spitalit Regjional, Afrim Avdaj, përfaqësuesi i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, Ruzhdi Rexha, përfaqësues nga komunitetet jo shumicë, Rasim Demiri dhe Levent Bush poashtu  Në këtë takim është diskutuar për gjendjen faktike me virusin COVID-19, janë diskutuar aktivitetet e ndërmarra deri më tani, nga institucionet kompetente për të zvogëluar efektet dhe ndikimin e virusit tek qytetarët e Komunës së Prizrenit. Anëtarët e këtij Shtabi, që janë përfaqësues të institucioneve më të rëndësishme të Komunës, për ndërmarrjen e veprimeve për parandalimin e përhapjes së infeksionit, do të jenë në gatishmëri për të vepruar sipas situatave eventuale./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *