Avokati: Gjykata pritet të marrë vendim sot për Molliqajn, arrestimi ishte i kundërligjshëm

0

                               Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.Me këtë rast, avokati mbrojtës i Molliqajt, Arbër Rexha ka deklaruar se presin që gjatë ditës Gjykata Themelore në Prishtinë të marrë vendim lidhur me kërkesën që kishte bërë Prokuroria për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh.“Mund të konfirmoj se seanca për caktimin e masës së paraburgimit është mbyll dhe presim nxjerrjen e vendimit. Përveç që konsiderojmë se kërkesa për caktim të paraburgimit është e jashtëligjshme, konsiderojmë se edhe arrestimi është bërë në rrjedhë të kundërligjshme. Janë cenuar skajshëm të drejtat e garantuara me Kushtetutë, siç është e drejta e lirisë”, tha Rexha.Tutje ai deklaroi se vendimi pritet të merret sot, por pak më vonë për shkak të angazhimeve të Gjykatës.“Për mbrojtjen ka qenë pak e paqartë kërkesa e Prokurorisë pasi aty pretendohej që z.Molliqaj mund të ikë jashtë Kosovës. Është pretenduar se ai ka qenë në arrati, por gjendja faktike është se ai s’ka qenë kurrë në arrati, por thjesht nuk është bërë dorëzim i rregullt në bazë të procedurave ligjor”, shtoi ai.Ndryshe Molliqaj është arrestuar të shtunën mbrëmë para zyrave të “Pressing”, në kohën kur i njëjti pritej të shkonte për intervistë në kuadër të televizionit T7.Për arrestimin e tij ishin angazhuar forca të shtuara të Njësive të Specializuara të Policisë së Kosovës.

Top of Form

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *