Fryma poetike e së dielës me poetin;-Rrustem GËRGURI

EJA, ORE, ÇLIRIMTAR!
——————————
Kundroj pa pushim
dritën e yjeve,
si ndriçon ti, o shkëlqimtar!
I qetë.
Ne dergjemë në pritje,
në pritjen e dritës sate,
o çlirimtar!
Po eja,
lulen e rënies sate
në zemrat tona ta çelësh.
Përkulur mbi shtratin tënd
vetmor –
dhimbje lirie.
Po eja, se përditë po mbyllen
sytë e djalërisë.
Ëndrra del e dergjet stinëve,
aq shumë kemi mall
sa sytë na i verboi
mungesa…
Eja dhe na mëso
se si shijohet liria!
/QendraPress/