Helmimi i mbi 1 mijë e 500 qytetarëve të Deçanit verën e kaluar, Prokuroria e Pejës sot flet për hetimet.

0

                          Prokuroria Themelore e Pejës sot do të mbajë konferencë për media, lidhur me hetimet rreth rastit të helmimit të mbi 1 mijë e 500 qytetarëve në Deçan, në korrikun e vitit të kaluar.Në njoftimin e Prokurorisë bëhet e ditur se konferenca do të mbahet në orën 12:00, në objektin e Prokurorisë në Pejë.“Ftoheni të merrni pjesë në konferencë e organizuar për media nga Prokuroria Themelore në Pejë, ku temë diskutimi do jetë hetimi i rastit të helmimit të mija qytetarëve në komunën e Deçanit vitin e kaluar”, bëhet e ditur në njoftim.Ndryshe, mbi 1 mijë e 500 persona, në mesin e tyre edhe 51 fëmijë janë helmuar në korrik të vitit të kaluar, në Deçan. Komuna kishte shpallur gjendje emergjente, ndërkaq Prokuroria kishte nisur hetimet se si kishte ardhur deri te helmimi i qytetarëve.Dyshimet e para ishin se banorët e Komunës së Deçanit janë helmuar nga uji i pijshëm. Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” kishte kërkuar që uji në fshatrat e Deçanit të mos përdoret për pije.Në mesin e të helmuarve ishin edhe 51 fëmijë, të cilët ishin trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës.“Që nga dita e shtunë e deri më tani kanë kërkuar ndihmë shëndetësore 77 qytetarë nga Deçani dhe atë 51 në repartin e pediatrisë dhe 26 në emergjencë“, patën thënë zyrtarë për informim të Spitalit të Pejës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *