Vdes personi që ndodhej në veturën e përfshirë nga zjarri në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

0

Pasditen e sotme një veturë është përfshirë nga zjarri në një pikë karburanti në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Si pasojë personi që ishte në veturë ka humbur jetën.Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli, ku ka vdekur personi që ndodhej në veturë, derisa edhe ka bërë të ditur se edhe një person ka mbetur i lënduar nga ky rast.“Për pasoje një person ka hunbur jetën që ishte në automjet . Ndërsa një person tjetër që ishte në marketin e kësaj pike karburanti ka marr lëndime trupore dhe është dërguar në Prishtinë për trajtim mjekesorë”, tha Veseli për Reporteri.net Tutje ai bëri të ditur se të gjitha njësitet e nevojshme janë në vendin e ngjarjes dhe Policia në koordinim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt i ka nisur hetimet.

Bottom of Form

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *