Jo gjithmonë është fajtor populli icili jep dhe merr sëmundjen, por mos funksionimi i boshtit organizativ

0

          Dr, Xhevat  Elezkurtaj  drejtor i QKMF  në Prizren, pasiqë këtyre ditëve po rritet numri me covid.Si mund të parandalohet kjo.A do  të ndikon në shëndetin mendor të qytetarëve  pos dëmeve të rënda në ekonomi?-pohon;-“ Situatave dramatike duhet ti përgjigjemi me masa radikale.

         Nga 55 te hospitalizuar në spitalin e Prizrenit prej  të cilëve 53 pacientë me oksigjen dhe 25 në pritje të testit për covid e futë Komunën tonë në zonën e kuqe epidemiologjike.

      Gjithashtu numëri i të sëmuarëve të cilët kërkojnë ndihmë me shenja tipike për këtë sëmundje në sektorin e Mjekësisë primare dhe private kanë krijuar imazhin e frikës nga pasojat që sjellë ajo në shëndetin mendor.

Se shpejti kapacitetet tona spitalore të stërmbushura me pacientë do të kërkojnë mjekim alternativ duke kërkuar ndihmë nga strukturat ushtarake për aktivizimin e spitaleve ushatrake fushore në ndihmë të cilëve do ti vijë edhe KFOR-i.

Frika për tu takuar me miqë dhe përqafuar të afërmit tuaj ka krijuar fobinë se në çdo  çast je potencialisht dhënës dhe marës i sëmundëjes.

Rreziku i frigës kolektive më se, është e mumdur të ndodhë në situata kur një i sëmuar me covid me nuk shiqohet si një person të cilit duhet ndihmuar në aspektin shëndetësor dhe human ,por si një person që të sjelle mortajën.

Vlerësimet e ekspertëve të huaj se çdo i dyti kosovarë është i infektuar me këtë sëmunďje dhe masave restriktive në kufinjë në shumicën e vendeve europiane e rendonë edhe më shumë gjendjen  psikosociale të njerëzve të cilët i kanë ra hise të jetojnë dhe mjekohen në Kosovë.

  Eshtë e domosdoshme që krahas rekomandimeve të IKSH të ketë një casje me aktive e psikoanalistëve të cilët duhet të analizojne sjelljet tona sociale jo normale gjatë ditëve të fundit në lidhje me sëmundjen dhe rrezikun që sjellë ajo në mirëqenjen e shendetit mental.

Shumica e profesionistëve shëndetësor janë të mendimit që kjo situatë duhet të ndryshojë, por që ështe me e keqja se  asnjëri ska politika të qarta epidemiologjike se si ta ndryshojë këtë realitet.?!

     Jo gjithmonë është fajtor populli icili jep dhe merr sëmundjen, por mos funksionimi i boshtit organizativ  në mes komiteteve dhe grupeve punese të cilat janë krijuar për të mos kryer pune.

       Eksperiza e jashtme është e domosdoshme për.të ndryshuar gjendejen në një situatë kur numeri i.lartë i të sëmuarëve e ka njerrë atë jashtë kontrollit.

      Flasim për një situatë në kontrollë kur numri i të testuarëve pozitiv është në mes 20 dhe 30.në dite ashtu siq e konsideronte Gjermanija situatën nën kontrollu kur numri i pacientëve është deri 200 në një popullatë të tyre prej 100 milion banorëve.

Ne fillim ishin disa raste pastaj u bënë me dhjetëra më vonë me qindra dhe po te kishim testime masivike do bëheshin me mijëra pra nje ushtri e tërë si thonte Ismail Kadare në “Gjeneralin e ushtrisë se vdekur”..Me.masa strikte epidemiologjike, por duke i mundësuar popullit të punojë, ashtu siq po punohet kudo në Europe do ti kishim sjellë atyre stabilitet ekonomik dhe ska nevojë me ja ble gjysëm milioni maska të cilat i sigurojnë mbrojteje popullatës vetëm për një dite(maska e cila vendoset në mengjez ajo në mbremje duhet te hudhet ngase e humbë efektin).Maskat janë për tu vendosur në fëtyre e jo në bërryla ,gjepa dhe nuk shërben për ti ikur dënimit, por për tu mbrojtur nga sëmundja.

Virusin e kemi në kontrollë aqë sa e lejojmë ne vet.”/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *