Festa e 14 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës u manufestua në mënyrë madhështore
Festa e 14 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës u manufestua në mënyrë madhështore në vatrën e kulturës e artit, në qytetin e Prizrenit.
Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, 17 Shkurti u manifestua me një sërë aktivitetesh. Kryetari Komunës, Shaqir Totaj i shoqëruar nga përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, kryesuesja e kuvendit, Antigona Bytyqi, nënkryetari, Kujtim Gashi, drejtorët e ekzekutivit, kuvendarët e qytetarë e filluan ditën me homazhe në varrezat e dëshmorëve të kombit në Landovicë dhe në Monumentin e Lirisë në Prizren, për të vazhduar me seancë solemne, pastaj me një festë të madhe në Sheshin Shadërvan e duke e përmbyllur ditën me manifestimin kulturor në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”.
Shumë emocione, gëzim, lumturi, hare e atmosferë festive mbretëroi në qytetin historik të Prizrenit në këtë ditë të madhe feste. Urime 14 vjetorin e Pavarësisë, Kosovë!/www.qendrapress.com/
Bottom of Form
Bottom of Form