Kryetari Komunës së Prizrenit Haskuka I pakënaqur me masat e reja për COVID 19
Qeveria e Republikës së Kosovës, me kërkesë të Kryeministrit Avdullah Hoti dhe në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhjen korresponduese, (mbledhje elektronike), ku ka shqyrtuar dhe miratuar vendime për masat që do të ndërmerren në funksion të luftimit dhe parandalimit të pandemisë COVID-19.
Vendimi i parë i miratuar në mbledhjen e sotme për ndërmarrjen e masave, me qëllim të parandalimit të përhapjes dhe kontrollit të infeksionit COVID-19 është për obligimin e të gjithë banorëve të Republikës së Kosovës që të bartin maskat për fytyrë në të gjitha aktivitetet jashtë shtëpive/banesave të tyre.Vendimi obligon gjithashtu që të gjitha institucionet publike dhe private të mbajnë dezinfektues për duar dhe maska për fytyrë në vende të qasshme, në hyrje të objektit, të cilat mund të shfrytëzohen nga punëtorët e institucioneve dhe vizitorët. Mirëpo, lidhur me masat e reja të qeverisë kryetari I komunës së Prizrenit Myther Haskuka ka shprehur mospajtimete tija.Ai ka theksuar se masat e reja dhe shumë vendime I ka mësuar nga mediat e jo nga takimet zyrtare apo linjat zyrtare.. ka thene per “Rtv BESA”
Unë mendojë se të gjithë vendimet nuk janë në përputhshmëri me faktet në terren tha Haskuka.
Përderisa faktit që pas vizitave shteve fqinjë izolimi të bëhet 7 ditë I tha , me këtë vendim nuk patohem fare, ose bërë siq e a bota 14 ditë ose mos e bënë fare tha ai
Kurse edhe për bartjen e maskave tha se duhet të kete nnë masë të kapshme dënimi bie fjala të jete 20 euro e jo 500 euro sepse nuk mundet te reaizohet. Ka thënë ai.