Nexhat Fanaj dhe Behamir Memaj, yje që vazhdojnë të ndriqojnë lirinë e Kosovës- Shkruan:Shani Berisha, historiian dhe veteran i luftës
Ishte pasditja e 27 korrikut 1998, luftëtarët e lirisë të ardhur disa nga mërgimi e disa nga Kosova-Shtabi Lokal i Prizrenit, ishim mbledhur fillimisht në Kukës te lokali u Sylejman Kovaçit.
Para se të errësohej grupi i këtyre luftëtarve kaluam në fshatin Pobregu i Epërm.
Nga ky fshat kolona e këtyre luftëtarve të UÇK, së morëm rrugën gjarpërore të bjeshkës së fshatit Pobreg që lidhej me Koretnikun plakë drejtë kufirit Shqiptaro-Shqiptar.
Aty diku ka ora 21 e mbrëmjes ishim te stanet e familjes Dida, aty ku këto stane me urdhër të SHP, dhe të Komandant Petritit ishin shëndrruar në depo armatimi për ushtarët e lirisë.
Në mesin e këtyre ushtarve, si sot e asaj dite, disa orë para nisjes për në Kosovë, më kujtohen fytyrat rinore e të vendosura të, Nexhat Fanaj dhe Behamir Memaj.
Nexhati kishte lënë Zvicrën dhe kishte vendosur që të u bashkohet shokëve çlirimtarë. Ajo që më ka mbetur në kujtim, Nexhati, pos automatiku për vete kërkoj edhe një tjetër për ta dërguar deri në Shtabin e UÇK, së në Jeshkovë!
Si gjithmonë, edhe kësaj radhe kishim dërguar në kufi vëzhgues, të cilët aty diku ka ora 22 erdhën te stanet dhe na thanë se luftëtarët mund të nisen drejtë kufirit, ne ashtu vepruam.
Kolona e luftëtarve të lirisë nën komandën e komandant , Xhemshit Krasniqi, meritat e të cilit kurrë s‘mund të harrohen filloj marshimin me ngarkesa të rënda armatimi në shpinë drejtë kufirit të përgjakur.
Ishte errësirë, dominonte heshtja, pos shushurimave të këmbëve të luftëtarëve të lirisë nuk u dëgjohej gjë tjetër.
Kufiri u kalua mirë, rruga drejtë fshatit Buqe nuk ishte e afërt, për të arritur deri atje luftëtarve u duhej të ecnin edhe disa orë.
Aty diku para agimit të 28 korrikut, luftëtarët e lirisë të lodhur e të rraskapitur ndalen për një pushim bri fshatit Buqe.
Ishte kulmi i luftimeve, armiku si kudo andej edhe në këtë zonë dukej se kishte bashkëpunëtorët e tij, luftëtarët tanë u zbuluan, filloi lufta në mes djemve tanë dhe forcave të mëdha të armikut.
Lufta, aq sa ishte e ashpër po aq edhe ishte trimërore, djemtë e Vërrinit, Opojës e Prizrenit, këtë ditë më 28 korrik 1998, treguan dhe dëshmuan se liria nuk falet por ajo fitohet me gjak.
Në këtë betejë, që në historinë e betejave të UÇK, së, nihet si beteja e Buqes, pos shumë të plagosurve, ranë trimërisht për të mos vdekur kurrë, Nexhat Fanaj dhe Behamir Memaj, tani më dëshmor të lirisë së atdheut.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për këta dy dëshmor të atdheut.
L a v d i./qendrapress.com/