Masat për parandalimin e tij nuk u respektuan nga shumica e popullit duke e neglizhuar praninë e tij

0

           Msc. Arta Zajmi,mësimdhënëse se a duhet pasur vetëizolim për të gjithë vizitorët, që kthehen nga Shqipëria? shkruan.-“ E vërteta qëndron se njerezit janë mërzitur nga kjo kohë e trishtë e pandemisë.

Stina e verës këtë vit e gjeti popullin të papërgatitur për t u ballafaquar me këtë sfidë të virusit të pranishem e te padukshem COVID-19.

     Masat për parandalimin e tij nuk u respektuan nga shumica e popullit duke e neglizhuar praninë e tij si dhe rrezikun që i kanoset popullit me numër enorm të te infektuarëve.

        Një pjesë e njerëzëve vone filluan të vetëdijesohen duke mos i përfillur masat e vëna.

       Anashkalimi i vënies së maskave dhe mbajtjes së higjienës ishin pika paresore për ti zbatuar me kohë në mënyre që infektimi të mos marrë përmasa të mëdha në numer. Asgjë s duhet t ia lëmë rastit nëse e shohim rritjen e rasteve dhe vazhdojmë me vetëdijësim të ulët .Secili nga ne sot, planifikon dhe është i vetëdijshëm për ruajtjen e shëndetit .

           Andaj kjo cështje i përket secilit të gjykojë në favor të së mirës.

Pikëpamjet e të vepruarit në sferën e të menduarit sot, ndryshojnë dhe është që cdokush të udhëhiqet me gjykimet dhe veprimet që i konvenojnë në favor të mirëqenies personale.

 Respektimi i masave në kohë dhe distancimi social do të ishin pikat kyce për një rifillim te ri ndaj shmangies së virusit aktual. Mendojë se, ndërgjegjesimi ynë në kohë,është zgjidhje e problemit aktual për tejkalimin e sfidës /qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *