Barku i thatë nuk ngihet me “filozofi”/Shkruan:-Rafuna MEVI

Europa dhe Mbretëria e Bashkuar kanë mjaftueshëm filozofë dhe dokrrat e mbështjella me citime të Platonit dhe Aristotelit, nuk i merrë askush seriozisht…
Ti që premtove se do ta “luftosh korrupcionin” por korrupcioni u bëre vetë.
Ti që premtove se do ta bësh”bashkimin kombëtar” por nxite urrejtje mes njerëzve.
Ti që premtove shtet “ligjor”por shkele çdo ligj duke mbajtur shtetin peng pa të ardhme…
Sot, me ty janë ata që i paguan, ata që ja u shpërlave trurin dhe mbetjet komuniste…
Asnjë derë Kosovës nuk ja le hapur…
Rugova tha “nuk mund të mirrem me letërsi kur i shoh njerëzit e mi të vdesin në rrugë” ndërsa ti merresh me dokrra nëpër forume të thata e njerëzit e Dardanisë e vuajnë Marrëzinë tane.
Ne nuk kemi fuqi ta marrim pushtetin nga duart por rrenat dhe mashtrimet e tua do të rikthehen në një kurth nga e cila nuk mund të shpëtosh, sikur ata që ishin para teje…/QendraPress/