Dy vite pa atdhetarin dhe idealistin e Mëvetësisë së Kosovës Skënder Berisha
U mbushën dy vite që nga kjo botë që iku njeriu që kishte ideal e mbi të gjitha synim jete Pavarësinë e Kosovës, Skënder Berisha. Ai ishte një idealist i lëvizjes ilegale, pastaj deputet i parë i Parlamentit të Kosovës në legjislaturën e vitit 1992,Ai që kishte një parim të vetëm dhe pa kusht lirinë e Kosovës, Skënderin e vlerësojnë dhe e dinë vetëm ata që ka ë punuar me ata atdhetar të përkushtuar të burrërisë, fjalës e mbi të gjitha dashurisë për Kosovë, ishte ushtar i ditëve të para të UÇK-së , që pa u lodhur ishte ballë betejave , Në Kosovën e pasluftës ishte në Trupat Mbrojtëse të Kosovës duke ndihmuar pa u lodhur për demokratizimin e Kosovës, Sa herë e deshi nevoja ishte në pajtime gjaqesh, ishte njeriu i palodhur për drejtësi. Skënder Berisha ishte dhe mbetet një nga idealistët që kurrë iu tremb syri për lirinë e Kosovës. Skënder Berisha kurrë nuk vdesë ,sepse vepra e tij mbetet një shembull se si duhet dashur atdheun .Kujtimi pwr Skënder Berishën është nj[ ndjenjë respekti për njeriun e palodhur deri në bashkim kombëtar /qendrapress.com/