Ministrja Haxhiu viziton të paraburgosurit në Speciale, por nuk takohet me Thaçin e Veselin
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bashkë me një delegacion të Kuvendit të Kosovës të mërkurën e të enjten kanë vizituar në Hagë të akuzuarit e Gjykatës Speciale, përveç ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.Lajmi është bërë i ditur nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, që ka thënë se vizita ka qenë institucionale dhe e rëndësishme.“Së bashku me Nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetin Erxhan Galushi, gjatë vizitës Dhomave të Specializuara, dje takuam Hysni Gucatin, Pjetër Shalën dhe Rexhep Selimin, kurse sot, Jakup Krasniqin dhe Nasim Haradinajn. Ishte vizitë institucionale dhe e rëndësishme. Në këto takime u njoftuam për së afërmi me kërkesat, trajtimin dhe aspekte të tjera që ndërlidhen me Gjykatën”, ka shkruar ai.Nuk janë bërë të ditura arsyet e mostakimit me Thaçin e Veselin.Ish-presidenti Thaçi bashkë me Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin e Kadri Veseli akuzohen si krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për krime lufte. Ata janë në paraburgim qe më shumë se një vit. Pos tyre në paraburgim po mbahen edhe Pjetër Shala e Salih Mustafa që së fundmi ka pasur seanca. Në paraburgim janë edhe Hysni Gucati e Nasim Haradinaj si krerë të Organizatës së Veteranëve të Luftës, nën akuzën për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare e frikësim gjatë procedurave penale.
Bottom of Form