BE’ja me rregulla të reja për shtetet jo-anëtare, më lehtë për të siguruar kontrata pune

                                         Komisioni Evropian ka propozuar ndryshime në rregullat për lejet e punës dhe të qëndrimit për shtetasit e shteteve jo anëtare në BE, për ta bërë BE’në më tërheqëse dhe për të adresuar mungesat e aftësive në të gjithë kontinentin.“Punëdhënësit e BE’së po përballen me mungesa në 28 profesione,” tha Komisioni në dokument.Sektorët ku problemi është më i theksuar janë turizmi, hoteleria, IT, shëndetësia dhe logjistika.Propozimet kryesore kanë të bëjnë me rishikimin e rregullave për qëndrimin afatgjatë.Aktualisht qytetarët jashtë Bashkimit Evropian që kanë jetuar për disa vite në BE mund të aplikojnë për statusin e qëndrimit afatgjatë si në vendin ku ata jetojnë ashtu edhe në vende të tjera të BE’së.Ky status u jep atyre të drejta të barabarta me fuqinë punëtore kombëtare për çështje të tilla si punësimi dhe vetëpunësimi, arsimi, përfitimet sociale dhe taksat.

Qëndrimi afatgjatë i BE’së hap gjithashtu mundësinë për të lëvizur në vende të tjera të BE-së në kushte të caktuara.Megjithatë, sigurimi i këtyre përfitimeve nuk është i lehtë.Statusi i rezidentit afatgjatë mund të fitohet nëse një person ka jetuar ”legalisht” në një vend të BE’së për pesë vjet, nuk ka qenë larg për më shumë se gjashtë muaj rresht dhe 10 muaj në të gjithë periudhën dhe ka burime të mjaftueshme ekonomike dhe shëndetësore.Aplikantëve mund t’u kërkohet gjithashtu të plotësojnë ‘’kushtet e integrimit’’, të tilla si kalimi i një testi gjuhësor.Një vlerësim i këtyre masave për Komisionin Evropian ka treguar se pak qytetarë që nuk janë pjesë e BE’së kanë përfituar deri tani.

Për shembull, punëdhënësve u kërkohet ende të dëshmojnë se nuk mund të gjenin kandidatë në tregun lokal, zbuloi vlerësimi.Statusi i rezidentit afatgjatë gjithashtu mund të humbasë nëse mbajtësi largohet nga BE për më shumë se një vit.Komisionerja evropiane për punët e brendshme, Ylva Johansson tha se nga 23 milionë shtetas jo të BE’së që jetojnë në BE, rreth 10 milionë janë banorë afatgjatë.Prej tyre, vetëm tre milionë kanë një leje qëndrimi afatgjatë në BE, krahasuar me shtatë milionë që kanë një leje qëndrimi kombëtare.

Avokati Jeremy Bierbach nga Franssen Advocaten, një firmë ligjore e specializuar në emigracionin, tha për Dutch News se në Holandë kalimi i testit të integrimit është pengesa më e madhe, pasi shumë njerëz nuk mësojnë holandisht.