I pavdekshëm është kujtimi për dëshmorin Adnan Krasniqi i cili ra për të mos vdekur kurr

Në kujtim të 23 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit Adnan Krasniqi, sot, bashkëluftëtarë të dëshmorit familjar dhe të tjerë nderuan figurë n e këtij dëshmori që ishte ndër më të rinjtë e luftës, por që kishte idealin më të spikatur për lirinë e Kosovës,, Shoqatat e dala nga lufta bashkë me familjarë sot, filluan në shenjë nderimi të këtij dëshmori me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicës. Pas kësaj tek varri i dëshmorët u vendosen buqeta me lule të freskëta ku komandanti i brigadës 125 Nehat Basha, me këtë rats tha se ne u moshuam vetëm fytyra e Adnanit ka mbetur e re, kurse ideali i tij ishe i madh se vetëm liria është cdo gjë kështu thoshte Adnani , Ai ishte i paepur për lirinë e Kosovës edhe me pushkë edhe çifteli edhe me ideal, Ai do të kujtohet gjithmonë se një luftëtar i devotshëm i pavarësisë së Kosovës që i kshte vu themelet me gjakun e tij rinor. Fisnik Berisha bashkëluftëtarë i rikujton disa pjesë të bashkëluftëtarit të tij tani dëshmorë që i kishin nëpër beteja të ndryshme duke ndarë bashkë të thuash se edhe vetë jetën dhe vdekjen. Ai tha se Adnanin e njohim të gjithë si një nxënës shembullor, një artsitë i përkryer .Por, ai i la të gjitha bashkë dhe iu bashkanxhit luftës për lirinë e Kosovës, ai do të mbetet pjesa më e mirë e kujtimeve të tija të luftës për liri.