Kosovari vritet nga dhëndri në Gjermani
Një rast tragjik ka ndodhur dje në Gjermani, ku një qytetar nga Skenderaj ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marra.Burime të Veriu.info nga familja e të ndjerit në Kosovë, bëjnë të ditur se viktima është 44 vjeçari B.N., ka humbur jetën për shkak të goditjeve që ka marrë me thikë nga dhëndrri i tij, i cili dyshohet se e ka goditur pas shpine.Si mësohet viktima është nisur të shkoj tek e motra, por që pasi është takuar me burrin e motrës, ky i fundit e ka sulmuar me thikë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.Viktima është me prejardhje nga fshati Kastriot (ish Kostërc), komunës së Skenderajt, ndërsa dorasi është nga fshati Klinë i po të njëjtës komune Familja e viktimës në Kosovë e ka hapur derën për ngushëllime.