Ish-krerët e UÇK-së dalin sot para Speciales
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se sot do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasnqi dhe Rexhep Selimi do bëjnë paraqitjen e mëtejshme në orare të ndryshme.Thaçi e nis i pari në ora 10:00, Veseli në ora 11:15, Krasniqi në ora 14:00 dhe i fundit Selimi në ora 15:15.Që të katërt akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte.