Nuk i përballon vdekjes së babait, 22 vjeçarja tenton t’i japë fund jetës në Prizren

                               Një 22 vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës së saj. Rasti ka ndodhur në Prizren.Sinjali mëson se motivi që shtyu të renë drejt këtij akti, është shumë i trishtë, pasi që ajo nuk kishte mundur ta përballojë ndarjen nga jeta të babait të saj, i cili vite më parë kishte vdekur si pasojë e një aksidenti në trafik.Familjarët të cilët e kishin gjetur 22-vjeçaren në gjendje të rëndë, për ta shpëtuar vajzën nga më e keqja, e kanë dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit, ku më pas kanë bërë të ditur se ajo ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar dozë të madhe të barnave për qetësim.Falë intervenimit të shpejt të mjekëve, gjendja shëndetësore e vajzës është stabile dhe ajo tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetë.Lidhur me gjithë këtë që ka ndodhur janë njoftuar edhe njësitet hetimore dhe prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit është inicuar rasti ‘Tentim vetëvrasje‘.