Një person gjendet pa shenja jete në një depo të Vushtrrisë

                      Një person është gjetur i shtrirë dhe pa shenja jete në një depo në Vushtrri, të shtunën.Në raportin e policisë thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe se mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës.“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator, dhjetë fishek dhe një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.Rasti cilësohet si vdekje e dyshimtë.