Së pari, ne si qytetarë të Republikës së Kosovës duhet të bindemi se pandemia ekziston. Ne akoma nuk e kemi marrë seriozisht ekzistencën rrezikut që po i kanoset njerëzimit .

0

     Bashkim HOXHA, analist ,lidhur me  rastet e shtimit të  pandemisë   shkruan :”Duke mos e marrë seriozisht nuk jemi aq serioz as në menaxhimin e rrezikut.   Përveç rrezikut shëndetësor është krejt e logjikshme, do të përballemi edhe  me rrezikun   e dëmit  ekonomik që deshëm ose jo të pranojmë, pasojar e  traumave psikologjike do na përshkojnë si shoqëri. Pa dashur  t’i vë prefiksin e një  ngjyrimi  politik në këtë rast, megjithatë mendoj se pandemia nuk është mbajtur nën kontroll në nivel të kënaqshëm nga qeveria e kaluar dhe as nga kjo e sodit. Shikuar nga këndëvështrimi i   një personi që  gjysmën kohës  brenda vitit e jeton jashtë vendit ,  them se Kosova nuk ka as kapacitete  të nxjerrë norma apo  stantarde të veçanta. Të merret modelet më të mira të vendeve të BE-së do të ishte forma më e mirë. Sipas mendimit tim, bizneset duhet të funksionojnë krejt natyrshëm në rrjedhën e tyre. Vetëm funksionalizimi “normal”  i bizneseve mund të mos na çoj buzë kolapsit ekonomik. Për mua Suedia, gjithsesi edhe Gjermania janë modelet të cilat me lehtësi mund të aplikohen në Kosovë, marrë parasysh dhe specifikat kosovare, natyrisht.

Gjithsesi masat  mbrojtëse duhet marrë në këtë situatë  emergjente.

Siç e ceka më lart,  shqiptarët në radhë të parë duhet të  binden,  pandemia covid 19 ekziston, ajo merr jetra njerëzish, përhapet me shpejtësi të paparashikueshme, ajo të vret, ajo ta vret familjen, nuk të pyet kush je dhe çfarë shtrese sociale i takon. Të thuhet kështu nuk ka të bëj me panikun, absolutisht jo. Njerëzit para së gjithash  duhet të  ndërgjegjësohe.

Mbartë elemente të konsumimit të  teprës penale mendoj unë, iks apo ypsilon personi me shenja të qarta të infektimit;  rë shkokë mysafir te shoku, te kushëriri, familjari…në kafene, restorant apo diku tjetër ku i rrezikon seriozisht të tjerët.  Është më se i dënueshëm  qoftë dhe për policin të shoh njerëz në restorante grumbull pa maske ndërsa sapo të dalë prej aty i detyron njerëzit të vënë maskat.  Do të duhej të ndodhte e kundërta.Maska vëhet në ambiente të mbyllura e jo në ambiente të hapura, së paku unë kështu po shoh çdo ditë këtu në Gjermani, pa pretenduar të bëj ekspertin në këtë rast.

Lokalet që kanë mundësi t’i nxjerrin tavolinat jashtë, natyrisht duhet të lihen të punojnë të qetë duke i udhëzuar për masat që duhet marrë.  Unë  mbrëmë hyra në një lokal për të marrë ushqim me vete, por me të hyrë brenda vura maskën (u detyrova). Që në hyrje  të derës janë fotot dhe udhëzuezit ku ta bëjnë me dije se je i detyruar ta vësh maskën. Kështu janë rregullat që gjermanët aplikojnë. Të tjerët që po darkonin aty/jashtë në ambient të hapur nuk kishin maska. Nuk është se gjermanët si qytetarë  janë më të disiplinuar apo më të edukuar se shqiptarët, nuk e them këtë. Por   shteti është ai që nëpërmjet sensibilizimit, rregullave dhe ligjeve të veçanta e mban  situatën nën kontroll.

Për t’iu kthyer edhe njëherë pyetjes suaj. Sipas vështrimit tim  bizneset, puna, prodhimi, tregtia … sado në  masë  të  një normaliteti  jo krejtësisht normal, jemi në situata jo të favorshme për zhvillim ekonomik. Të paktën të mbahet gjallë jeta ekonomike e vendit nën këto masa./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *