Kryeziu: Qeveria nuk e ka për obligim zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtuese, por Komuna e Deçanit

                       Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka thënë se mos zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese do të këtë ndjekje penale në bazë të nenit 395 të kodit penal të Kosovës.Kryeziu ka thënë se Gjykata Kushtetuese nuk e ka zbatuar parimin e sigurisë juridike që nënkupton se aktgjykimet e Gjykatave apo edhe të Gjykatës Kushtetuese nuk zbatohen.Ai ka konstatuar se Komuna e Deçanit e ka për obligim zbatimin e vendimit të Kushtetueses.“Kompetent për zbatimin e këtij aktgjykimi është Komuna e Deçanit, kryetari dhe dikasterët përkatësi si Gjeodezia dhe kadastra. Pra nuk është përgjegjëse Qeveria në kuptimin e përgjithshëm të zbatimit të këtij vendimi”.Ndërsa ai ka thënë se Qeveria nuk është e obliguar për zbatimin e tij.“Neni 161 i Kushtetutës së Kosovës, detyrimisht i detyron autoritetet e larta të shtetit, personat zyrtar, dhe personat privat se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet  të zbatohen”, ka thënë Kryeziu në Debat Plus në RTV Dukagjini.Ndërsa ai ka shtuar se mos zbatimi i këtyre vendimeve ka efekte zinxhir në kodin penal të Kosovës.“Neni 395 ku thotë se kjo është vepër penale Kundër Drejtësisë”, ka thënë Kryeziu.