U fut për të shpëtuar vëllain, babai alivanoset kur kupton se dy fëmijët iu mbytën në liqen
Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e tragjike e ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku dy të mitur humbën jetën në liqenin e Prushit.Të miturit që kanë humbur jetën duke mos arritur të dalin në sipërfaqe janë Mateo Taku 13 vjeç, Klevis Taku 10 vjeç, të dy vëllezër. 13 vjeçari është futur në liqen për të shpëtuar vëllain e tij.Babai ndodhet në vendngjarje, pasi ka arritur në vengjarje ka humbur ndjenjat dhe stafi mjekësor i ka dhënë ndihmën dy vëllezërit së bashku me dy moshatarë të tjerë kanë hyrë në liqen për t’u larë. Ndërkohë 2 të tjerët kanë dalë nga liqeni, ndërsa dy vëllezërit humbënjetën.
“Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe polumbarët e RENEA-s, që bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga liqeni. Sot, rreth orës 18:05, në liqenin e Prushit, janë mbytur dy të mitur të moshës 11 dhe 13 vjeç.Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet. Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.