Zvicra e largët dhe e ftohtë- Shkruan;Liman Asllani, kryetar i Klubit të Afaristëve –Prizren

0

Në këtë gjendje pandemie na ra të lexojmë ,me rastin e festës së Zvicrës,nga Albin Kurti se Kosova duhet të ndjekë rrugen e zhvillimit ekonomik të Zvicrës.

Kjo që thotw Albin Kurti, tregon se ai nuk e njeh ekonominë dhe historinë e ekonomisë. Kjo u vërejt edhe gjatë mandatit qeverisës , ku u dëshmua ,se nuk ka plan, e as program zhvillimor ekonomik,si dhe mungesqë e kuadrit profesional. Ajo që do të mbetet në kujtim për qeverinë Kurti është hakmarrja, fobia, urrejtja , cinizmi, ndaj të gjithë.

Por ,të kthehemi te Zvicra. Ky shtet me themele të shtetëndërtimit në vitin 1291 u gjend mes shumë shteteve të fuqishme europiane te cilat e pranuan neutralitetin e sajë. Konfederata u zgjerua duke lejuar pavarësi të madhe për kantonë ,por duke mos e rrezikuar kurr pushtetin qendror. Liderët e shteteve fqinje. por edhe shumë  zhvatës të buxhetit e popullit të këtyre shteteve për rreth e kuptuan me kohë se ju duhet një vend ku do ta kenë të sigurtë kapitalin e vet. Pasi ai nuk ruhej nën “sllamaricë”. Dhe Zvicra u mbulua nga pasuria e këtyre shteteve për rreth, por edhe nga shumë vende tjera. Parat e floririn/arin/ në Zvicer e deponuan shumë princa, mbretër, biznismen,  hebrejë nga shumë vende të dites, por edhe pjestarë të regjimeve kriminele e gjenocidale.

      Kjo bëri që Zvicra e zvicranët të “flejnë” mbi pasuri të cilen mund ta huazonin për zhvillimin e vet ekonomik. Si popull i disciplinuar dhe i përgjegjeshëm, i vetëdijshëm se ka resurse të pakta , i shfrytëzuan drejtë këto burime financiare dhe i kthyen obligimet . Gjatë kohës ka ndodhur  që  shumë deponues të mjeteve kurr mos të lajmërohen për ato .e kështu me këtë u pasurua Zvicra e jo individët.

Shtrohet pyetja nga ti merr Kosova burimet financiare?

Kush po e njeh Kosovën dhe kush ka interes të deponoi mjete te ne?

   Sa jemi te gatshëm të pranojmë kantona në Kosovës ,kur kjo krijon rrezik për afirmim të “beglerëve e bajraktarëve?

Kush do ti blejë produktet tona kur ne nuk po mund të eksportojmë asgjë as në Kukës e Kurshumli për shkak të barierave byrokratike e diskriminuese?

   Ka edhe shumë cështje që nuk na japin asnjë arsyetim se modeli zviceran është rruga e zhvillimit ekonomik për  Kosovën.

Kantonizimi nuk është zgjidhje ngase nuk i kemi parat e botës ne bankat tona. Na duhet nje Qeveri e zhveshur nga ndikimi “liderëve” partiak që për cdo gjë e vejnë gjoksin mu si bibani dhe synojnë e lakmohen në  pasuri personale në  kurriz të popullit. Na duhet shteti i së drejtës se në keto rrethana askush nuk vije më  në Kosovë si turistë e lëre me si  investitorë.

         Kapja e shtetit nga komandantët, por, edhe  synimi që cdo gje të kontrollohet nga “Enveri” jane gjëra që me se paku i duhen Kosovës.

Po të kishte vullnet politik mbrenda 6 muajshe mund të përzgjidhet e miratohet strategjia e zhvillimit ekonomik të Kosovës./qendrapres.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *