Shtohen kërkesat e çlirimtarëve për zhbërjen e Gjykatës speciale – Shkruan :Qazim Thaçi

                   Ish ambasadori i Holandës në  Kosovë,. Robert Bosch, tani e ka kuptuar qartë rolin e  Speciales andaj ka theksuar ‘’ -Specialja po bë punë të keqe, dyshoj se ka ndikime poltike. Ai  tregon se sipas  tij Dhomat e Specializua kanë bërë punë  ‘’jashtëzakonisht të keqe’’: kjo  tani duhet të  ju shërbejë  besojmë  edhe  fakteve ndërkombëtare që  drejtësia  ndërkombëtare  mos të  jetë e ndikuar politikisht’’.

                  Kjo tashmë u  ka  dhënë  impulse më tepër sidmos  komandantëve  dhe  çlirimtarëve  të  UÇK-së  që të reagojnë. Siq  shprehet për ‘’Qendrapress’’  ish komandant i shumë betejave  dhe  veterani i dëshmuar i shumë  betejave të  lavdishme  të luftës  Bashkim Hoxha  ai  pohon’’  Mendoj se gjykata speciale duhet të zhbëhet. Gjakata speciale themeluar mbi bazën e akuzave të trilluara të Dick Martin, kinse për trafikim organesh nga ana e UÇK’së. Procesi gjyqësor atje deri tash ka dëshmuar se ato akuza nuk janë pjesë e këtij procesi, që i bie se akuzat e Martit kanë qenë të sajuara mbi bazën e shpifjeve dhe konstruksioneve të shërbimeve informative serbe. Si veteran lufte dhe jo vetëm, mendoj se duhet të protestohet, madje fuqishëm do të thosha unë.

Në Hagë po mbahen drejtuesit e luftës sonë për liri, ndërtuesit e institucioneve demokratike dhe themeluesit e shtetit të pavarur dhe demokratik të Kosovës. Unë nuk e kam të qartë nëse jemi duke e kuptuar, na është arrestuar presidenti i shtetit, njeriut me të pranueshëm dhe me bashkëpunuesit nga të gjithë politikanët tanë, të mekanizmave me relevante të bashkësisë ndërkombëtare. Arrestimi dhe mbajtja në paraburgim e themeluesve të shtetit të Kosovës, sipas mendimit tim është komplot i llojit të vet ndaj shtetit dhe funksionimit demokratit të Kosovës.Këtë gjë duhet ta kuptojmë’’ shprehet  vetrani dh ish koamndnti Bashkim Hoxha, të  këtij mendimi janë edhe  shumë vetarën ët luftës nga  OVL në  Prizren. Ky  zë tashmë duhet të dëgjohet e rishikohet .Se  përndryshe këta  veteranë  thonë se  do të  kërkojnë  forma tjera  për të liruar të pafashmit dhe çlirimtarët./qendrapress.com/