Çaste poetike me poeten:Bukurie Buçpapaj

TRIUMF MBI DHIMBJEN

1-

E pashë një njeri të mërzitur si veten,

Ecte e mëndja i fluturonte kush e di se ku.

Hapat, shikimet, mendimet, atë e zhveshën,

Bota antike, fytyrë vrarë, kundronte kuturu.

*****

Hija e tij largohej e sfilitur, këmbëzvarrë,

Në atë trajektore të shkërmoqur trishtie, hutimi,

Diçka e mundonte, dikush keq e kish vrarë.

Shikim i vrejtur, si rete ngrysur në ditë dimri.

2–

Më bënte t’i afrohesha, ta pyesja se ç’kishte,

Le të më thoshte vajzë: Ç’të duhet ty?!

Mjafton nga shpirti, mllefin ta shfrynte,

Dhimbjen e zemrës, ta flakte tutje, diku.

3-

E pashë një njeri, zemërthyer, shpirtsakatosur,

E sa të tillë ka në këtë të shkretën jetë!

Mësohu, njeri, ta duash veten edhe i gjakosur,

Në kohë, pa kohë, të mbijetosh,

nuk qënka lehtë.

4-

Në fund të fundit, çfarë rëndësie ka më thoni?!

Historitë e njerëzëve copëza jete jetuar,

Në vargun tim modest, desha që të reflektoni,

Mërzia mos t’ua vjell kohën nga Zoti caktuar.

5-

Ti nuk ke vdek, akoma mes t’gjallësh jetuar.

Më thoni, ku

qënka ndryshimi, kur shpirti vdes !?

Këmbë e duar lëvizin, ti nga realiteti i harruar

Mblidhe veten, mendjen lufto, se dheu do t’tres.

Andaj, forca jote mbi lot gjaku, triumf le të mbes.

AUTORE

Bukurie Bucpapaj

13.6.2022.

——————-

PËR DASHURINË

————————

Të Dua , e thënë shpeshherë

ç’kuptim ka kur se ke ndier

Të dua , nga buzët shqiptuar

veç në sytë nuk ka reflektuar.

Ti,bëhu i sinqert me veten,

mos thuaj ,jam dashuruar.

Thenē miqt e mi tê vërtetën,

shumë herê kemi gënjy vetveten.

Për dashuri kanê flijuar jetën

si Romeo për Zhuljetën.