24-vjeçari shqiptar vritet me thikë në Gjermani

                           Një 24-vjeçar shqiptar ka vdekur të enjten në Hamburg të Gjermanisë pas një përleshjeje me thika me disa maqedonas.Ngjarja ka ndodhur pas takimit që patën rreth 5 persona në një rrugë në Hamburg.Sipas raportimit të mediave gjermane dy prej tyre kanë nxjerrë thikat duke goditur njëri tjetrin.Si pasojë e plagëve të marra në kokë, i riu shqiptar nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve pasi u dërgua me urgjencë në spital.Edhe 36-vjeçari maqedonas ka një lëndim në kokë derisa raportohet se një shok i këtij të fundit ka marrë plagë të rënda.Edhe dy persona tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në ngjarje janë arrestuar.Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, por autoritetet gjermane supozojnë se të përfshirët në ngjarje janë njohur edhe më parë njëri-tjetrin.“Ne supozojmë se ka pasur një mosmarrëveshje midis personave të përfshirë në ngjarje prej kohësh,” tha zëdhënësja e policisë Sandra Levgrün.