Një festivali të suksesshëm ia shtojnë madhështinë talentët e rinjë.
Artistja –pianistia tashmë me famë botërore ,profesoresha universitare Lule Elezi.për festivalin mbarëkombëtar “ Pianisti i Ri”.shkruan;- ‘’Kështu, nga 11-13 qershor në Prishtinë u mbajt festivali mbarëkombëtar “ Pianisti i Ri”. Së bashku me dy koleget e dashura dhe të respektuara në juri, pianistet Nadjezhda Porodini-Jole nga Shqipëria dhe pianistja Danica Stojanova nga Maqedonia e Veriut, u përkushtuam që midis gjithë atyre talentëve t’i zgjedhim më të mirët.
Festivali “ Pianisti i Ri” këtë vit shënoj 15 vjetorin e themelimit të tij dhe po profilizohet nga viti në vit, falë përkushtimit dhe durimit të jashtëzakonshëm të drejtoreshës ekzekutive të festivalit, Vlora Baruti. Në këtë kuadër vlenë të vlerësohet edhe angazhimi i Agron Shujakut, drejtor artistik i festivalit dhe gjithë stafit.
Përgëzime edhe për Festivalin prestigjioz” DAM”i udhëhequr nga drejtoresha ekzekutive, muzikologja Rreze Kryeziu- Breznica dhe themeluesi i këtij festivali , drejtori artistik Dardan Selimaj, të cilët ndanë dy shpërblime:
Çmimin “ Grand Prix”- koncert me Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës në DAM Fest 2023 dhe Çmimin “DAM”-organizimin e një recitali në DAM Fest 2023.
Mirënjohje e veçantë i takon edhe kompozitorit tashmë të ndjerë, Fahri Beqiri, i cili nga themelimi i këtij festivali “ Pianisti i Ri” ndau shpërblimin me emrin e tij.
Këtë shpërblim e trashëgon familja e respektuar Beqiri, e cila me dedigim të saj ia besoj muzikologes, Rreze Kryeziu- Breznica ta ndajë çmimin “ Fahri Beqiri”.
Juria profesionale në festivalin “ Pianisti i Ri” 2023 ndau këto çmime:
Çmimi” Grand Prix” – Vesa Berisha
Çmimi” DAM” – Era Kume
Çmimi “ Fahri Beqiri” – Hilari Parangoni
Çmimi” Okarina” – Klejdi Pepaj @ Riola Susuri’’./qendrapress.com/