Konjufca: Ish-krerët e UÇK-së të izoluar ende pa filluar procesi gjyqësor, Gjykata duhet t’i lirojë
Kryeparlamentari Glauk Konjufca, gjatë vizitës së tij në Hagë, i ka bërë thirrje Gjykatës Speciale që t’i lirojë ish-krerët e UÇK-së që po mbahen të burgosur atje derisa zyrtarisht të fillojë procesi gjyqësor ndaj tyre, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.“Gjykata nëse nuk është e përgatitur, duhet t’i lirojë këta njerëz e pastaj kur të jetë e përgatitur të vazhdojë procesi gjyqësor ose ta pranojë që edhe pa fillu procesi gjyqësor, duke i mbajtur këta me qëllim, nuk mund të definohet tjetër përpos se izolim. Kjo quhet izolacion, izolacion i një personi për mos me mujtë me qenë afër familjes, afër shoqërisë, mos me mujtë me i kry detyrat e veta elementare dhe publike meqenëse personat për të cilët po flasim, mos të harrojmë, jo vetëm që kanë dhënë kontributin e tyre në të kaluarën, jo vetëm që kanë qenë anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, por edhe në përgjithësi të rëndësishëm në jetën publike”, tha Konjufca në RTK.Ai, çështjen e akuzës ndaj ish-krerëve të UÇK-së e konsideron çështje madhore që prekë jo vetëm ata, por mund ta dëmtojë edhe imazhin e Kosovës nëse beteja humbet.“Duhet t’i bashkojmë forcat për aq kohë sa, unë mendoj, se në këtë proces po dëmtohet Kosova. Nuk mendoj që është çështje individësh. Nëse diçka shkon keq, nëse Kosova e humb këtë proces, mendoj se dëmtohet shtetësia e Kosovës.”