Avokati i Popullit po heton nëse ka shkelje në ligjin e pagave që s’i përfshiu veteranët

                      Institucioni i Avokatit të Popullit ende nuk ka pranuar asnjë ankesë lidhur me Projektligjin për pagën minimale, i miratuar në parim, por shprehet se me shqetësim janë duke i ndjekur kundërshtimet karshi ndryshimeve që ka përfshirë ky proces.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, shprehet se janë duke e analizuar procesin e hartimit të këtij projektligji dhe se në ditët në vijim do të dalin me një qëndrim.

Përpos debatit dhe kundërshtimit të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, qeveria është akuzuar se po lë jashtë nga ligji i pagës minimale edhe të verbrit, paraplegjikët dhe tetraplegjikët. https://gjc.gjirafa.com/Home/Index?type=3&gjid=76475185&v=2.1&guid=1fee7b284fe04a3cb7d509ff389590e01564258a64bb43a5a4e31c739e720aa9

“Në institucion nuk kemi pranuar ankesë, por padyshim që ne e kemi përcjell me shqetësim krejt ngjarjet që kanë ndodhur sa i përket ndryshimit të Ligjit për pagën minimale dhe përjashtimit në njëfarë mënyre të disa kategorive sociale nga rritja e mbështetjes financiare me propozim të ligjit që është aprovuar në lexim të parë. Ne si institucion jemi duke e vlerësuar dhe duke analizuar të gjithë procesin e hartimit apo përpilimit të këtij akti ligjor dhe procedurave që janë zbatuar deri në ndryshim të tij. Padyshim që ditëve në vijim do të dalim me një qëndrim sepse për ne është shumë me rëndësi të shohim se çdo ndryshim ligjor a përcillet me trajtim të barabartë të qytetarëve dhe a krijon rrethana të gjithëpërfshirjes… Jemi duke e parë a ka shkelje ose jo dhe nëse ka shkelje dhe trajtim të pabarabartë padyshim që do të reagojmë me kohë”, u shpreh ai.

Çështja e tarifave të energjisë elektrike ka qenë një shqetësim për qytetarët. Çështja është në duart e institucioneve të drejtësisë, pavarësisht vendimit të Supremes që urdhëroi aplikimin e tarifave të shtrenjta, por beteja ligjore është paralajmëruar se do të vazhdojë.

Qelaj, pavarësisht se nuk ka ndryshuar qëndrim rreth vendimit të ZRRE-së për bllok tarifa e për të cilin thotë se nuk ka mbështetje ligjore, theksoi se në këtë situatë nuk mund të interferojnë në procesin gjyqësor për ta dërguar të njëjtin në Gjykatën Kushtetuese.

“Mendoj që nuk është e jona që në këtë fazë të interferojmë në këtë fazë në procedurat gjyqësore, ne kemi thënë qëndrimin tonë lidhur me opinionin publik që e kemi bërë publik dhe kemi sqaruar opinionin dhe në këtë rast, edhe palët që munden me qenë pjesë e konfliktit administrativ. Ato që ne kemi konstatuar në atë opinion jemi të bindur se qëndrojnë, vendimi i ZRRE-së nuk ka mbështetje ligjore, është në disa pika në kundërshtim me ligjin, nuk i trajton barabartë qytetarët, nuk ka bazë ligjore vendosja e bllok tarifave…. ne si institucion i Avokatit të Popullit asnjëherë nuk interferojmë dhe nuk ndërhyjmë në procese gjyqësore por padyshim japim qëndrimet tona sidomos kur janë në interes të përgjithshëm dhe kur konsiderojmë se mund të cenojnë të drejtat e qytetarëve”, theksoi Qelaj.

Por në gjysmën e parë të vitit, në institucionin e Avokatit të Popullit janë rritur ankesat krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, derisa natyra e ankesave vazhdon të mbetet e njëjtë.

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE