Rrëfimi i reporterit që pa Masakrën e Jasharajve: Serbët vunë në ballë policin Xhafer Jashari kur sulmuan
Ilaz Bylykbashi ka rrëfyer sulmin e parë në vitin 1991 mbi kullën e Jasharajve nga forcat agresore serbe.Ai tregon se sulmi kishte ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, sepse kështu bëheshin arrestimet atëherë nga regjimi serb.Bylykbashi tregon se serbët kishin vënë një polic shqiptar përpara, në mënyrë që po të kishte të shtëna.“Xhafer Jashari, ish-polic. Policia para se me shku me sulmu shtëpinë e Jasharëve, e vendosin përpara Xhevdet Jasharin. Pse e bënë këtë. Sepse po të gjuanin Jasharët nga kulla, do të gjuanin e vrisnin Xhaferin. Me këtë do i vënin në hasmëri. Në këtë mënyrë e kanë bërë. Por ai ka shpëtuar. Ata kanë menduar se do të vriteshin mes vete. Shikoni, fabrika e municioneve nuk ndodhej as 500 metra larg kullës së Jasharëve. Shumë afër. Shihet në foto. Ata cdo lëvizje e kanë ditur”, tha ai në Pressing të T7.