Hidhet nga kati i katërt i banesës, vdes gazetari Kastriot Myftaraj
Një 60-vjeçar është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen ‘Ali Demi’ në kryeqytet.
Policia ka konfirmuar se personi që është hedhur është gazetari Kastriot Myftaraj. Për pasojë 60-vjeçari K.M., ka ndërruar jetë.
Njoftimi:
Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi Kastriot Myftaraj., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al/