Fryma poetike e së mërkurës me poeten;- Pavlina BARDHO

Bijte e urte te Myzeqese…!!

————————————

Bijte e urte te Myzeqese ,

Ku rriten lulet me vese ,

I meshoni tokes tuaj ,

Mos ikni ne dhe te huaj !!

Bijte puntore te Myzeqese ,

Ku rriten bimet me vese ,

Guri I rende ne vend te vet ,

Mos lini token te shkrete !!

Kurbeti eshte bere ciban,

Cdo njeri ne trup e mban ,

Sfidoni kete epoke,

Se e arte eshte kjo toke !!

Merni shembull nga Divjaka ,

Ku punojne dhe pleq e plaka,

Se me token jane marrosur,

Ndaj jane bujq te persosur !!

Ju o vajza myzeqare ,

Qe dini te lozni valle,

Mos humbni traditat tuaja,

Myzeqeja eshte e juaja !!

Vishni fustanin e bardhe ,

Qendisur lule pale pale ,

Te pagezoheni ne kishe ,

Bota e huaj eshte bishe !!

Po mblidhen njerezit nje grusht,

Shume pak njerez ne arkmorte ,

Dhe ata qe shkojne aty,

Harruan te derdhin lote !!

O ju djemte e Myzeqese ,

Gatuar me nder e bese ,

Kthehuni ne token tuaj ,

Se sju mban bote e huaj !!

Kane ardhe kohe te veshtira ,

Shitet shtrenjte me e lira ,

Eshte I rende shpopullimi ,

Se hajduti del me trimi !!

/QendraPress/