SIPAS BORIS TADIQIT, SERBIA ËSHTË SI UKRAINA, KOSOVA SI RUSIA-Shkruan;Prof.Dr.Milazim Krasniqi

Po të ndiqej logjika e Tadiqit, sipas të cilës Serbia e Ukraina duhet të trajtohen njësoj, Perëndimido të duhej ta bombardonte Ukrainën! Pra, me atë logjikë të çoroditur të Tadiqit, Kosova i bie tëduket agresore, sikur Rusia. E palogjikshme? Plotësisht.

                        Ish presidenti i Serbisë, Boris Tadiqi, është gënjeshtar i madh, kur flet për Kosovën. Realisht, kurishte president i Serbisë, me gënjeshtrat e tij ai i pati mashtruar shumë njerëz në Bruksel e edhenë Uashington, për gjoja prirjet evropiane të Serbisë. Sa më shumë që Serbia po bëhej putiniane,(Tadiqi ia hapi dyert GAZPROM-it rus në Serbi) ai e prezentonte se gjoja po bëhej më shumëevropiane.Njëra nga gënjeshtrat që Tadiqi e përsëritë si papagall është se gjoja Perëndimi ka mbajturqëndrim kontradiktor në rastin e Serbisë e të Ukrainës. Në një kolumne të “Boston Herald”,Tadiqi thotë se “standardet e dyfishta rrezikojnë përparësinë më të madhe të Perëndimit-autoritetin e tij moral, në kohën kur fuqitë e tjera dhe fuqitë në ngritje po e arrijnë ndikimin ePerëndimit.” Por, në rastin e Serbisë dhe të Ukrainës nuk ka pasur dhe nuk mund të ketë standardtë dyfishta, sepse nuk kanë asnjë ngjashmëri. Përderi sa Ukraina ka dalë nga BRSS si shtet ipavarur dhe pa pretendime ndaj republikave të tjera ish sovjetike, Serbia ka formuar njënashëmdhe dhunshëm “Jugosllavinë e Zhablakut”, vetëm me Malin e Zi dhe ka pasur pretendime direkteterritoriale kundër Kroacisë, Bosnjes dhe ka dashur ta mbajë të okupuar Kosovën. Ndonësekomisioni i Badenterit kishte shpall se Jugosllavia më nuk ekzistonte, Serbia kishte vazhduar tësillej sikur të ishte Serbia Jugosllavi, duke përdorë ish armatën jugosllave për projektin e krijimittë Serbisë së Madhe. Kosova në kuadër të federatës së Jugoslalvisë kishte qenë pjesëkonstituitive e federalizmit jugosllav, ( me të drejtën e vetos në kryesinë federative) për ç’arsyeedhe kishte të drejtën që të shprehte vullnetin politik, kur Jugosllavia po shpërbëhej. Ai vullnetpolitik u shpall në mënyrë legale nga Kuvendi i Kosovës me Deklaratën Kushtetuese më 2 korrik1990, duke shpall se Kosova kërkonte të ishte njësi e barabartë në federatën ose konfederatën eridizajnuar jugosllave. Pra, nuk kishte kërkuar secesion të njëanshëm po kishte këkruar barazi nëfederatën/konfederatën e rizidajnuar. Vullneti i saj legal nuk ishte marrë aspak para sysh.Përkundrazi, më 5 korrik 1990 Kosova u pushtua me tanke, u pushtua parlamenti, u hoq qeveria,u mor nën kontrollin direkt serb Radiotelevizioni i Prishtinës. Edhe pas atyre masave okupuese,populli i Kosovës e vazhdoi refuzimin e okupimit me mjete politike paqesore, por represioninjohu përshkallëzim edhe më të egër, i cili ;oi në një kryengritje të armatosur dhe nëintervenimin ndërkombëtar. Ndërsa rajonet e Donbasit dhe Krimeja nuk kanë pasur ndonjë statusautonom në kuadër të Republikës Sovjetike të Ukrainës dhe nuk kanë qenë të ekspozuaraspastrimit entik dhe gjenocidit ukrainas. Përkundrazi, kryengritja që nga fillimi ka qenë earmatosur dhe e sponsorizuar direkt nga Moska.E dyta, Serbia ka qenë agresore ndaj Koracisë, Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës, mepretendimin që ta krijohej Serbia e Madhe mbi gërmadhat e ish federates së Jugosllavisë. Ndërsa,Ukraina është viktimë e agresionit të Rusisë, e cila po synon ta rikthejë gërmadhën e ishfederatës sovjetike. Rrjedhimisht, Serbia duhej të frenohej me presione ekonomike, diplomatike

e ushtarake, për të ndërprerë politikat e saj të spastrimit etnik dhe të gjenocidit, ndërsa, Ukrainapo ndihmohet pikërisht që të mbijetojë mbi politikat e spastrimit etnik dhe të gjenocidit ruskundër saj. Po të ndiqej logjika e Tadiqit, sipas të cilës Serbia e Ukraina duhet të trajtohen njësoj,Perëndimi do të duhej ta bombardonte Ukrainën! Pra, me atë logjikë të çoroditur të Tadiqit,Kosova i bie të duket agresore, sikur Rusia. E palogjikshme? Plotësisht. Por në konkluzione tëtilla mizore vijnë ata që politikën e konsiderojnë mashtrim, gënjeshtër, siç bën Boris Tadiqi, jovetëm në kolumën e tij në “Boston Herald.” Si gënjeshtar dhe manipulant, Tadiqi tashmë ështërefuzuar edhe nga populli serb. Është refuzuar deri në atë masë sa që partia e tij nuk arriti tëkalonte censusin as në parlamentin e kryeqytetit serb. Ama ai vazhdon të gënjejë si i biri i babësqë është, pra, si i biri i akademikut Luba Tadiq, për të cilin thuhet se është njëri nga autorët eMemorandumit 2, i cili edhe u publikua kur Borisi ishte president i Serbisë.