Trendafilova e Gykatës Speciales në Hagë drejtë dështimit –Shkruan;Ruzhdi Gashi.,avokat

                      Çdo ditë e më shumë po shihet se Gjykata Speciale në Hagë për dënimin e UÇK ishte dhe është politike dhe se Kryetarja e saj zonja Trendafilova po vazhdon me këmbngulje për ta mbrojtur një krijesë tani më të dështuar siç është Gjykata Speciale në Hagë. Tani më është e qartë se, të flitet për Gjykatën Speciale si një mekanizëm i drejtësisë me gjuhën juridike është e kot sepse kjo Gjykatë nuk ka lidhje me drejtësinë por është puro politike. Se është kështu tregon vet Trendafilova e cila në një intervistë të para disa ditësh vet tregoi se, nga matjet e opinionit nga instrumentet e tyre kanë konstatuar se, opinioni kosovar është kundër Thaçit e UÇK dhe se Gjykata Speciale është në rrugë të drejtë. Kjo deklaratë e saj tregon se, Gjykata Speciale punon në bazë të opinionit publik e jo në bazë të provave ashtu siç duhet të punoj një sistem i drejtësisë. Nga kjo del se, çdo person ose subjekt që humb përkrahjen e opinionit publik duhet të dënohet sepse nuk e ka më përkrahjen e publikut. Kësaj nuk i thonë demokraci por diktaturë. Evropa, ashtu si gjatë gjithë historisë së saj që ka vepruar kundër shqiptarëve, edhe kësaj radhe me Gjykatën Speciale në Hagë, vazhdon me avazin e vjetër. Kjo gjykatë, nëse mund të quhet kështu, është plotësisht politike. Kjo për faktin se, filloi me idenë e Serbisë, vazhdoi me Rusinë, pastaj me zvicërranin Dic Marti, me Këshillin e Evropës dhe përfundoi me aprovimin me presion në Kuvendin e Kosovës. Filloi për dyshimin me trafikim organesh njerëzore në “Shtëpinë e Verdhë” në Shqipëri e po vazhdon për fingëllima shumplakash mes individëve të mllefosur ose për ndonjë krim ordiner i kryer në luftë. Pra, nga krime të luftës për të cilat u themelu, u ulë në nivel për krime në luftë. Aq më keq, krimet në luftë, po tenton t’i cilëson krime lufte. Kjo nuk ka lidhje, as me teorinë juridike, as me normat juridike, as me praktikat gjyqësore, as kombëtare as ndërkombëtare. Vetëm nëse i shohim themeluesit e Kësaj Gjykate, shihet qartë se, që të gjithë apo të gjitha janë individ dhe organe politike. Këta iniciator dhe krijues të saj nuk kanë lidhje me sistemin e drejtësisë. Pra na del një serb, rus e zvicërran proserb, e të tjerë antishqiptar e anti UÇK dhe e bëjnë këtë që po e bëjnë sot: dënimin e UÇK dhe zhbërjen e Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht, kësaj valle, i shkojnë pas edhe disa shqipfolësa që kanë defiqit të vlerave kombëtare dhe i ka kap lakmija e madhe për pushtet. Shikuar në këtë prizmë, del se, kjo Gjykatë nuk është për të ndarë drejtësi por është politike dhe për ta dënuar UÇK dhe luftën e drejtë për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb dhe se Trendafilova kot po përpiqet që tani e vetmuar pa Rusinë në KE të mbroj një mekanizëm që edhe vet e di se është vetëm politike. Prandaj, sa më herët që e kuptojmë se, ne, ende nuk jemi shtet i njohur ndërkombëtarisht dhe se kështu nuk mund të shkojmë më tej, kushdo që udhëheq me Kosovën, duhet të vazhdojmë rrugëtimin tonë për shtetndërtim, tani për të qarë një barigadë të re apo të vjetër, e quajtur Evropë me qendër në Bruksel. Për të fituar edhe këtë luftë politikevtë fundit me Brukselin, duhet të përpiqemi që të bashkuar me miqtë tanë ndërkombëtar që të inicojmë procedurën në KE që ajo ta ndërpresë vet punën e Gjykatës ashtu siç edhe e ka nisur me prova të fabrikuara. Pra aahtu siç u kriju me vendim politik edhe të ndërpritet me vendim politik nga vet ata që e krijuan, KE (Evropa). Pa të drejtat e shiptarëve nuk mund të ketë as Evropë as BE demokratike. Mobilizim. Av. Ruzhdi Gashi, 8 korrik 2022