Humanitare-30 fëmijë me probleme në zemër do të operohen falas, mjeku Belegu tregon histori emocionuese
Mjeku dhe humanisti në organizatën “Gift of Life Kosova”, Mazllum Belegu, ka dhënë detaje rreth 30 operimeve për fëmijë që do të bëhen falas këtë shtator në Kosovë.Ai tha se me ekipin e mjekëve nga Italia dhe Amerika, 10 fëmijë që kanë probleme me zemër të hapur do të operohen falas dhe 20 me kateterizim.“Prej 10 shtatorit do të vijnë mjekët nga Italisë dhe Amerikës për këto intervenime me kateterizim dhe s’ka asnjë shpjegim që të mos mund të sigurohen 20 fëmijë për tu bërë operacion”, është shprehur Belegu në Klan Kosova.Ai, tutje ka dhënë edhe përvoja personale gjatë punës së tij, ku me emocione tregoi një rast një fëmijë ishte larguar nga nëna e tij dhe i është hedhur në përqafim.“Pjesa më e bukur e kësaj pune është kur fëmijët kthehen në shtëpi. Unë i kam përcjellur fëmijët në aeroport dhe i kam pritë kur kanë ardhur. Kurrë s’i harroj ato takime pasi janë kthyer. Disa prej atyre që i mbaj mend sa të jem gjallë është se një fëmijë po largohet nga nëna dhe po me kërcen në gjoks. Asi përqafimi që ma ndau frymën nga emocionet. Kjo është pjesa më e këndshme e kësaj pune”, është shprehur Belegu, njofton Klankosova.tv .Ai shtoi se këtë punë e bën vullnetarisht dhe pa shpërblime financiare