Lakueshmëria e së vërtetës në Raportin e Dick Martyt, të pa bazë dhe trillues ?!
Demokracia – Shkruan: Lendira Berisha
“Raporti i Dick Martyt”, tendencioz, i njohur për opinionin se në Kosovë kanë ndodhur krime të rënda, të trafikimit me organe të qenieve njerëzore, gjë në të cilën shihet se Gjykata Speciale është bazuar për themelimin e Dhomave të Specializuara. Juridiksioni i Speciales lidhur me pretendimet e raportuara (fake) në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në vitin 2011 mban titullin: “Trajtimi çnjerëzor i njerëzve dhe trafikimi i paligjshëm i organeve të qenieve njerëzore në Kosovë”. Është koha për llogaridhënie, korrektësi dhe transparencë, për të kuptuar bota të vërtetën se Serbia dhe Rusia çdo herë kanë gjetur momente delikate në kohë dhe hapësirë, duke lobuar në Ballkan dhe Europë, kanë kryer vepra nga më të ndryshmet kriminale për të fajësuar shqiptarët. Kjo do të bëhej vetëm nëse Gjykata Speciale do ta thërriste të dëshmojë, Dick Martin, sepse mbi bazën e raportit të tij u krijua kjo Gjykatë.
Raportimet se Marti është kërcënuar nga shërbimi sekret serb, sipas tij: “kërcënimi me sa duket vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve sekrete serbe, të cilët i kërkuan botës së krimit, vrasësve profesionistë, të më likuidojnë thjesht për t’ua vënë fajin kosovarëve. Sa për vrasësit, ata do të ishin pjesë e “botës së krimit”. “Ka veteranë që specializohen në vrasje me urdhër, vrasje të porositura dhe kështu që nuk duhen shumë para për të vrarë dikë”. E që kuptojmë se kërcënimi për vrasje nga shërbimi sekret i Serbisë, është tjetër dëshmi se punëdhënësit i ndëshkojnë gjithmonë spiunët e tyre, me dashje apo pa dashje.
Pra vërehet dyanshëm, shqetësimi i Dick Martit, mundësia që ai të jetë dëshmitar në Speciale, do të shqetësohej edhe vetë Serbia, sepse do të zbulohen sekretet, lidhjet, të dhënat i gjithë angazhimi i saj për krijimin e Speciales. Poashtu shërbimi sekret serbo-rus i shqetësuar se Dick Marty mund të ketë thënë diçka, apo do të thotë diçka për këtë plan të Serbisë, e cila me vite po përpiqet ta prezantojë UÇK-në si organizatë kriminale dhe me këtë e kanë kriminalizuar edhe vetë luftën çlirimtare të popullit të Kosovës. Mbase diplomacia perëndimore ashtu siç tha dhe Nevenka Tromp, e cila për dymbëdhjetë vite hulumtoi punën e Tribunalit të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, deklaron se: Perëndimi e pranoi lojën e krijimit të Dhomave të Specializuara që Serbia ta njohë Kosovën. Por pas kësaj, Beogradi është tërhequr nga bisedimet në Bruksel dhe i gjithë procesi është i vdekur. Pra edhe nga kjo mund të kuptojmë se procesi është në zvarritje dhe as që do të pritet njohje nga Serbia.
Lidhur me raportin e Dick Martit, të marrim një rast që të mund ta kuptojmë të vërtetën.
1. Rasti në familjen Katuçi, në dhjetor 2010, Marti tentoi të hidhte eshtra në ”Shtëpinë e Verdhë” në Shqipëri.
Familja Katuçi në Gurrë të Matit vazhdon të ngrejë supet teksa dëgjon të ripërsëriten akuzat ndaj shtëpisë së tyre, se është përdorur si qendër për grumbullimin e robërve serbë dhe heqjen e organeve të tyre, arriti të sigurojë reagimin e familjes së Abdulla Katuçit, pas publikimit të raportit të Dick Martyt, i cili thekson se zotëron prova që dëshmojnë se shtëpia e tyre, e njohur si Shtëpia e Verdhë, ka shërbyer si vend ku UÇK-ja kryente transplantime organesh të robërve serbë. Abdulla Katuçi pretendon se gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Verdhë, dy vjet më parë, Dick Marty tentoi të hidhte eshtra në banesë, ndërsa kërkon nga shteti që të padisë raportuesin e KE-së dhe ish kryeprokuroren e Hagës, Carla del Ponte. Katuçi hedh poshtë çdo akuzë të raportit.
“Makinat kishin kocka të vdekurish që donin të mi linin në shtëpi. Por, ne i ndaluam ato se ndryshe do mi kishin hedhur brenda. Kemi shtatë vite që bezdisemi nga akuzat që na bëhen. Na është bërë një e padrejtë që nuk dimë ku ta zgjidhim. Banorët shprehen të bindur se nuk kanë parë asnjë ushtar apo civil serb të kapur rob, ndërsa pohojnë se dy vjet më parë, një ekip hetuesish të huaj ka kontrolluar çdo cep të kullës dykatëshe në pronësi të tyre. Sipas familjes Katuçi, gjithçka që rezultoi pas këtyre kontrolleve rrëzon akuzat e Dick Martyt, sikurse rrëzoi ato të ish kryeprokurores Carla Del Ponte, në kohën e botimit të librit të saj “Gjuetia”.
Pra, nga rasti i shpjeguar më lartë, me plot kuptimin e fjalës mund të themi se masakrat e bëra në Kosovë, njerëzit e zhdukur, varrezat masive ende të pa zbuluara… Lënë të kuptojmë se trafikim dhe transplantim të organeve dyshohet se ka bërë Serbia me trupat e shqiptarëve. Të gjitha këto, jo pa dashje janë bërë nga Serbia, kanë emëruesin e përbashkët, “Gjenocidin” që ka bërë Serbia në Kosovë, u mundua t’ia mvesh përsëri Kosovës, pikërisht me raportin e Dick Martit, të sponsorizuar nga shërbimet serbo-ruse.
ÇKA DO TA NDIHMONTE SHTETIN E KOSOVËS AKTUALISHT?
Nëse Dick Marti do të tërhiqej publikisht nga shërbimi që i ka bërë Serbisë, që në fund kanë planifikuar dhe vrasjen e tij. Kjo është ndihmesë më e madhe që ai mund t’i japë Drejtësisë. Ndihmesë do të ishte nëse Kosova me profesionistë nga gjyqësia, profesorë të fushës juridike, edhe klasa politike, të prezantonin me fakte para faktorit ndërkombëtar raportin e Dick Martit, si një fabrikim i rremë nga Serbia, ashtu siç u demantua ditë më parë, si shpifje kundër luftës së drejtë dhe të shenjtë të UÇK-së. Ndihmesë tjetër do të ishte nëse Shqipëria si anëtare në Këshillin Europian do të duhej të kërkonte që të shqyrtohet ky raport (fake news), sepse edhe shteti shqiptar është i inkriminuar.
Se çfarë do të ndodh me Dick Martin, kjo është çështje e shtetit zviceran që t’i mundësojë masa të sigurisë dhe mbrojtëse që zbatohen në bashkëpunim me policinë e kantonit. Ajo që do të duhej si hap tutje, Këshilli i Europës do të duhej të merrej tani me trafikimin e organeve, gjë që nuk ekziston, lakueshmëri e së vërtetës, (fake news).
TRILLIM, NGJASHËM SI NJË IMAGJINATË ILUZIONARE.